Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Fokusi ynë ka qenë e mbetet lufta kundër shpopullimit, s’kemi zgjedhur propagandën po aksionet


Kreu i Partisë së Lirisë Meta shkruan sot se koalicioni opozitar nuk është në fushatë thjesht për të denoncuar po për të ofruar zgjidhje konkrete për qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale ai thekson se PL-ja është shquar për zgjidhjet konkrete që ofron për qytetarët duke mbrojtur interesat e tyre.

Meta shtoi se në qendër të aksionit mbetet lufta kundër shpopullimit të vendit.

“Ne jemi në këtë fushatë jo thjesht për të denoncuar, por për të ofruar zgjidhje konkrete për shqiptarët. Partia e Lirisë gjithmonë është dalluar për zgjidhjet ekonomike që ofron, që mbron interesat e qytetarëve në radhë të parë, por edhe interesat e sipërmarrësve të ndershëm. Ne nuk kemi zgjedhur propagandën, por aksionet dhe zgjidhjet konkrete. Fokusi ynë ka qenë dhe mbetet lufta kundër shpopullimit dhe ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Bashkë Fitojmë! Partia e Lirise, Bashke Fitojme, Tirana 14 Maj, Ndryshim Me Cdo Cmim.” – shkruan Meta.