Vendosni fjalën kyçe....

Po kryente ritualin në Kishën e Laçit, e moshuara rrëzohet nga lartësia dhe humb jetën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Shna Ndout të Laçit, ku, në ditën e parë të nisjes së pelegrinazhit të 13 të ‘martave të mira’, një 70-vjeçare ka ndërruar jetë.

E moshuara është rrëzuar nga lartësia duke ndezur qirinj në Kishën e Laçit duke marrë plagë të rënda. Fatkeqësisht ajo nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.