Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një makinë e djegur në Ishëm, dyshohet se u përket autorëve të atentatit ndaj lokalit të Fatjon Muratit


Foto ilustruese

Një mjet i djegur që dyshohet se u përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm në zonën e ‘Don Boskos’ është gjetur në Bubq të Fushë Krujë.

Mjeti tip ‘BMW’ X5 u gjet i shkrumbuar ndërsa policia ka gjetur brenda edhe dy ‘kallashnikovë’.

Atentati që tronditi Tiranën ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Don Boskot ku ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mikut të Endrit Dokles, u qëllua me breshëri.

Viktimë mbeti banakierja 60-vjeçare Mimoza Paja ndërsa u lënduan xhaxhai i Muratit, Shehat Murati si dhe katër persona të tjerë, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku e Genc Shohalli.