Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Gërdeci’, seanca paraprake për Mediun shtyhet në 23 mars, shkak mungesa e prokurorit


Seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun është shtyrë për datën 23 mars.

Ai vendosi të përfaqësohej vetëm nga avokati i tij, pasi vet nuk u paraqit, ndërsa në seancë ishin edhe familja Durda, e cila humbi djalin 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit.

Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes gjatë kohës kur shpërtheu fabrika e municioneve në Gërdec, do të dalë para gjykatës anti-korrupsion për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me ushtarakë komandues.

SPAK e dorëzoi dosjen kundër ish-funksionarit duke kërkuar gjykimin e tij pasi dyshon se ish-ministri bashkëpunoi me zyrtarë të tjerë duke nxjerrë akte nënligjore që dëmtuan shtetin në favor të kompanive SAC dhe Albademil, që të dyja të nënkontraktuara për demontimin e municioneve në Gërdec.

Një urdhër me numër 550 i 2007-tës dhe një projekt relacion që ish funksionarët e konsiderojnë si domosdoshmëri urgjente demontimin , janë dy nga momentet ku përqendrohet SPAK.

Më herët, gjykata në këtë pikë ka shpallur fajtorë është ish-zyrtarë të tjerë, nëpunës dhe ish-ushtarakë.

Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë. Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli.

Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.

Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.