Vendosni fjalën kyçe....

15-vjetori i Pavarësisë, Rama e Meta urojnë Kosovën


Kryeministri Rama, ministra të qeverisë e kreu i Partisë së Lirisë Meta kanë uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë.

Për ceremoninë solemne, në Prishtinë ka shkuar nga Tirana presidenti Begaj, i cili pak ditë më parë mori pjesë në një organizim festiv me këtë rast nga ambasada e Kosovës në Tiranë.

Kryeministri Rama ka qenë lakonik në urimin e tij duke shkruar ‘Gëzuar Pavarësinë’.

“MIRËMËNGJES, Gëzuar Pavarësinë” – shkruan Rama.

Kreu i Partisë së Lirisë Meta shkruan se Kosova në shumë pak vite është kthyer në shembull frymëzues për Shqipërinë e rajonin përmes përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur! Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin! Urimet më të përzemërta!” – shkruan Meta.

Ndërsa minister Xhaçka e Kushi shkruajnë: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në &të gjithë kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë ê arritur në këto 15 vjet& për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur.” – shkruan Xhaçka.

“Në këtë ditë të shënuar, zgjodha të uroj vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë me disa nga punimet e realizuara nga nxënës të shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilat do të jenë pjesë e ekspozitës së përbashkët, më datë 21, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Prishtinë. Ndihem krenare për mesazhet kuptimplotë që përcjellin nxënësit tanë nëpërmjet talentit të tyre dhe është detyra jonë e përbashkët që të ushqejmë tek ata ndjenjat e atdhedashurisë, vëllazërisë dhe krenarisë kombëtare. Gëzuar Pavarësinë, Kosovë!” – shkruan Kushi.