Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool rikthehet te fitorja në Premier League, fiton ndaj Everton


Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Liverpooli u rikthye sonte te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit, të vlefshëm për javën e 23-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultatin e pastër, 2:0.

Mohamed Salah (36’) dhe Cody Gakpo (49’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Vlen të theksohet se për sulmuesin holandez ishte ky goli i tij i parë me fanellën e Liverpoolit.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe tani renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Evertoni mbetet në pozitën e 18-të me 18 pikë të grumbulluara.