Vendosni fjalën kyçe....

Blushi ironizon “Pakon e Madhe” të Ramës: Nga 8 mijë lekë për pensionistët, 100 milion euro për “5” oligarkë


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka komentuar në rrjetet sociale “Pakon e Madhe” të ndihmës ekonomike që njoftoi kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Blushi krahason ndihmën që u jepet pensionistëve dhe personave në nevojë, me paratë që kanë kaluar brenda së njëjtës ditë tek një grusht oligarkësh.

“Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.”- shkruan Blushi.

Ai shton se prioritet i Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që sipas tij me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë.

REAGIMI I BLUSHIT

“Pakoja e Madhe” e Edi Ramës:

100 MILION EURO për “5” oligarkë.

Nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë.

Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.

Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!

Sepse një qytetari (67% e popullsisë) që jeton me 5.5 dollarë në ditë të ardhura, i duhet të mos prishë asnjë qindarkë për 12 ditë të muajit që të ketë mundësi të blejë gjelin e Vitit të Ri, që sot në treg kushton nga 6 deri në 7 mijë lekë.

Padrejtësia, pabarazia dhe ndasia kriminale ka arritur kulmin ndaj dhe shqiptarët duan të ikin çdo ditë, pse nuk kanë shpresë kur shohin se me taksat e tyre majmen oligarkët, ndërkohë të pamundërit as nuk blejnë dot gjelin dhe as e mbushin dot tryezën e Vitit të Ri.