Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua me armë brenda një lokali, ndërron jetë në spital 49-vjeçari në Tiranë


Personi i cili u qëllua pak çaste më parë në një local në zonën e Selitës ka ndërruar jetë në spital.

49-vjeçari Edmond Papaj u qëllua brenda një lokali në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ me disa plumba.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima rezulton pronar i një hoteli në Sarandë dhe ishte dënuar më parë për trafik droge në Greqi.

Njoftimi

“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”,  në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P.,  49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.”