Vendosni fjalën kyçe....

Lista Serbe u jep disa instruksione serbëve në Veri: KFOR-in dhe EULEX-in lejojini të lëvizin


Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës për vetëpërmbajtje. Në një njoftim për mediet, Lista Serbe ka kërkuar nga ta që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in që të lëvizin në këtë pjesë të vendit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të lejojnë KFOR-in dhe EULEX-in të lëvizin sepse prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë.”- thuhet në njoftimin për media.

Por ndërkohë kërkojnë të ndalohet hyrja e Policisë së Kosovës atje.