Vendosni fjalën kyçe....

Argjentina vuan po kualifikohet, në çerekfinale e pret Holanda


Argjentina është ekipi i dytë që kualifikohet në çerekfinale pas fitores së vështirë ndaj Australisë mbrëmjen e sotme.

Amerikanojugorët nën drejtimin e Mesit ishin favoritët kryesorë para fillimit të ndeshjes por me fillimin e saj gjërat nuk dolën siç pritej.

Edhe pse shënuan dy gola, nga një për çdo pjesë me Mesin e Alvarezin, vuajtën deri në fund me Australinë që shkurtoi rezultatin rreth 15 minuta para fundit.

Argjentina i bashkohet Holandës, që u kualifikua më herët pasi mposhti SHBA-në me rezultatin 3-1. Dy ekipet e kualifikuara sot do ndeshen me njëri-tjetrin në çerekfinale, në datën 9 dhjetor.