Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i Posaçëm pranon kërkesën e SPAK-ut, tjetër masë “arresti me burg” për Alqi Bllakon


Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar një masë të re sigurie për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit.

GJKKO e kishte refuzuar rreth dy javë më herët masën e re të sigurisë për Bllakon të kërkuar nga SPAK për Inceneratorin e Elbasanit dhe SPAK iu drejtua Apelit.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e prokurorit të posaçëm, ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë në lëndë të masës së sigurimit, u shpall vendimi për çështjen nr. 35, datë 15.11.2022 regjistrimi, ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, vendosi:

– Ndryshim e pikës 1 në lidhje me të hetuarin z. Alqi Bllako të vendimit nr. 81, datë 10.11.2022 të kolegjit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duke caktuar masën shtrënguese të sigurimit personal të Arrestit të burg.”– bën me dije Apeli i GJKKO-së.

Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.