Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Pse s’e sekuestron SPAK-u edhe inceneratorin e Tiranës? Kompania Pivot 04 ka marrë lekë edhe prej tij


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i kërkon SPAK-ut të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës njësoj siç ka bërë me ato të Fierit e Elbasanit.

Në një shënim në Facebook, ajo shkruan se kompania Pivot 04, që ka çuar në sekuestrimin e dy inceneratorëve, ka marrë para edhe nga ai i Tiranës, ndërkohë që ndaj këtij të fundit nuk ka ende asnjë lëvizje nga SPAK-u.

“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale.” – shkruan Kryemadhi.

Pak ditë më parë, ajo zbuloi të tjera fakte lidhur me inceneratorët. Kryemadhi tha se Klodian Zoto, i cili është në arrati, ka paguar rreth 2 miliardë lekë për 19 kompani ndërsa vlera e grabitur dyshohet të jetë rreth 19 milionë dollarë.

“Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal. Në 25 milionë dollarë që ka marrë Zoto vlera totale e gjitha e grabitur është gati 19 mln dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre. Një nga problemet më të mëdha të kësaj inceneratori zgjat 30 vite, pra deri në 2047. Qytetarët do duhen ti paguajnë edhe për 30 vite nga 10 mln dollarë në vit.” – deklaronte ajo tre ditë më parë.