Vendosni fjalën kyçe....

Transportonte emigrantë, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan


Një 55-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar kundrejt fitimit, 6 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

55-vjeçari u kap në flagrancë, nga shërbimet e Policisë rrugore, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.