Vendosni fjalën kyçe....

Bogdani: Unë i bashkoj dhe frymëzoj demokratët për fitore, Tirana ka nevojë për ndryshim


Kandidati në “Primaret” e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se ai mund t’i bashkojë demokratët.

Bogdani tha se ai i ka dhënë provat në sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ka qenë pjesë e PD.

Ai shtoi se Tirana ka nevojë për ndryshim në qeverisje dhe në qasjen ndaj qytetarëve.

Unë besoj se Tirana ka nevojë për ndryshim në qeverisje dhe në qasje me qytetarët. Një ndryshim për perspektivën e qytetit, duke shkuar përtej votës së PD. Besoj se unë i bashkoj demokratët dhe i frymëzoj demokratët për fitore në zgjedhjet e viti të ardhshëm. Kam vite që punoj me demokratët dhe në garat që kam patur më parë i kam dhënë provat”, tha Bogdani.