Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, e ardhmja e dinjiteti i shqiptarëve në rrezik


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku është në rrezik e ardhmja, dinjiteti dhe stabiliteti i shqiptarëve.

Meta shton se PL është e vendosur të qëndojë në mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve.

“Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, liria, pluralizmi, stabiliteti ekonomik dhe dinjiteti i shqiptarëve janë vënë seriozisht në rrezik. Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre, sepse për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka.”- shkruan Meta ndërsa shpërndan një video të tijën.

Në këtë video ai thotë: “Kjo është një betejë midis lirisë e dinjitetit nga njëra anë dhe frikës e pasigurisë në anën tjetër. Kjo është një betejë që do ta fitojë liria sezbën, e çdo shqiptari të ndershëm edhe patriot.”