Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 26-vjeçar në breg të detit në Durrës


Gjendet i pajetë në breg të detit një 26-vjeçar në Durrës. Sipas policisë, i riu me inicialet E.Xh është gjetur i pajetë në orët e pasdites. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak.

 “Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, Durrës, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.