Vendosni fjalën kyçe....

DeSantis kritikon demokratët: E majta po përpiqet të imponojë axhendën e saj, e mbrojta Floridën prej saj


Guvernatori i Floridës Ron DeSantis vlerësoi politikat e tij për shpëtimin e shtetit nga kolapsi financiar dhe moral në një intervistë me Maria Bartiromo të Fox Neës të dielën, duke lënë të kuptohet se të njëjtat politika do funksiononin po aq mirë për të rregulluar të gjithë vendin.

“Unë mendoj se duhet të pranojmë se e majta po përpiqet të imponojë axhendën e saj përmes të gjitha arterieve tona në shoqëri, duke përfshirë Amerikën e korporatave,” tha republikani, duke shpjeguar se mbrojtja e banorëve të Floridës nënkuptonte sigurimin që ‘e majta të mos ishte në gjendje të impononte axhendën e saj mbi ta përmes Amerikës së korporatës, përmes burokracisë, përmes universiteteve’

Në mënyrë të veçantë, DeSantis vuri në dukje arritjen e tij për të frenuar gjigantin e argëtimit Disney, i cili kishte operuar Walt Disney World si një ent vetëqeverisës për gjashtë dekada derisa legjislacioni që guvernatori nënshkroi muajin e kaluar e vendosi edhe një herë parkun tematik prej 44 miljesh katrorë nën qeverisjen e shtetit.

Në librin e tij të sapobotuar, ‘Guximi për të qenë i lirë: Plani i Floridës për ringjalljen e Amerikës’, DeSantis argumenton se ai i dha formë ‘mrekullisë së Floridës’ duke qenë ‘i gatshëm për të udhëhequr’ në vend që të mbështetej në sondazhet dhe opinionin publik dhe mund të bënte njëjtë në mbarë vendin.

“Një lider nuk është rob i sondazheve, një lider udhëheq dhe formëson opinionin publik,” i tha ai Bartiromos. Qasja e DeSantis i ka sjellë atij një fitore të thellë në zgjedhjete fundit me 1.5 milionë vota më shumë se kundërshtari, krahasuar me fitoren e mëhershme me vetëm 30 mijë vota më shumë.