Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet pedagogëve: Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë Sindikatat ka mbaruar


Në takimin e sotëm me rektorët, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se koha kur qeveria rriste pagat në arsimin e lartë se e kërkonin sindikatat kishte mbaruar.

Sipas tij universiteti duhet të jetë i lidhur me tregun që të tërheqë vetë të ardhura për kërkimin shkencor.

“Përgjithësisht, tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët.

Pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. E tha ministrja, ne është hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe ata që janë në gjendje t’i ofrojnë më shumë studentëve.

S’ka rrugë tjetër. Nuk mund të ketë rritje page për universiotetet që të mos jetë e kombinuar mes shtetit dhe të ardhurave që universiteti garanton.”- tha Rama.