Vendosni fjalën kyçe....

Rrumbullaku për sulmet kibernetike: S’kemi asgjë të ekspozuar, s’ka informacion sekret të publikuar


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku ka deklaruar sot se institucioni që drejton nuk ka të dhëna të ekspozuara lidhur me sulmet kibernetik.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nuk ka informacione të klasifikuara në rrjet duke shtuar se policia nuk ka frikë nga askush dhe se po bën detyrën e saj.

“Nuk ka informacion të klasifikuar pavarësisht instagramit dhe rrjetit. Duhet të keni informacion. Sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar, sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponpojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. Nuk ka database, nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S’kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre.” – tha Rrumbullaku.

Lidhur me çështjen e Ervis Martinajt, kreu i policisë pohoi shkurt se rasti në fjalë po ndiqet nga struktura të veçanta pa dhënë hollësi të mëtejshme.

“Kemi struktura të veçanta që po ndjekin rastin, na ka deleguar prokurori detyrat, është një hetim miks. S’kam për të deklaruar asgjë më tepër.” – tha Rrumbullaku.