Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kampionëve/ Barcelona ndalet nga Interi, Liverpool shkatërron Rangersin, fitojnë Bayern e Tottenham


Është mbyllur raundi i katërt në Ligën e Kampionëve me sfidat e sotme.

Kryendeshja e ditës ka përfunduar në barazim 3-3. Një lojë e çmendur në Camp Nou ku blaugranat kërkonin fitoren me doemos ndërsa Interi që mbrohej dhe arriti të kthente dhe rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Barcelonës me një gol të shënuar nga Dembele. Më pas me fillimin e pjesës së dytë Barrella barazoi shifrat.

Në minutën e 63’ Marinez i dha avantazhin zikaltërve të cilët e panë veten në epërsi deri në minutën e 82 kur dhe Leëandoëski baraspeshoi lojën.

Më pas Gosens në minutën e 89 do çonte sërish në avantazh zikaltërit. Barcelona do barazonte sërish me Leëandoëskin në minutën e 92. 

Në sfidat e tjera Liverpool fitoi 1-7 me Rangers. Në ndeshjet e tjera fitoi edhe Porto ndaj Bayern Leverkusen (0-3). Bayern Munich likujdoi Victoria Plzen me rezultatin 2-4. Tottenham fitoi ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-2. Edhe Marseja fitoi me Sportin Lisbon me rezultatin 0-2.