Vendosni fjalën kyçe....

Punëtorët e naftës në Francë votojnë për zgjatjen e grevës për rritje pagash


Punëtorët francezë në sektorin e naftës kanë votuar për të vijuar grevën gjë që ka çuar në mungesa në pikat e karburantit në të gjithë vendin.

Ata u përgjigjën me zemërim pasi qeveria tha se do të përdorte fuqitë detyruese për t’i rikthyer në punë.

Greva, në javën e saj të tretë, ka mbyllur gjashtë nga shtatë rafineritë e naftës në Francë.

Me radhët e gjata të makinave që presin për tu furnizuar qeveria dëshiron që karburanti t’i rikthehet  përsëri shitjes normale.

Pothuajse një e treta e pompave të karburanteve franceze tani raportohet se nuk kanë gjendje për të shitur.

Sindikatat duan rritje të pagave për punëtorët e tyre, të cilat sipas tyre duhet të marrin parasysh fitimet e mëdha që po bëjnë për momentin kompanitë e naftës.

Ata po kërkojnë një rritje pagash prej 7- 10% për të mbuluar inflacionin dhe 3% për atë që ata e quajnë “ndarje të pasurisë”.

Lëvizja më e fundit e qeverisë për të shmangur ndikimin e aksionit është kërcënoi personelin kryesor në një rafineri në Normandi me ndjekje penale nëse nuk lejojnë disa kamion cisternë të mbushen.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne tha se nëse nuk mund të arrihet marrëveshje midis firmave të naftës dhe sindikatave, qeveria do të veprojë për të “zhbllokuar situatën”.

Por sindikatat e majta të forta pas bllokimeve e shohin këtë si një kërcënim për të drejtën e tyre për grevë dhe kanë ashpërsuar pozicionin e tyre, duke e quajtur paralajmërimin e qeverisë “të paligjshëm” dhe një “zgjidhje me dhune”.

Një zëdhënës i sindikatës CGT tha se ishte duke pritur për njoftimet e qeverisë dhe do t’i kundërshtonte ato në gjykatë.

Të premten, presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje sindikatave t’i japin fund grevave, por tha se kompanitë e hidrokarbureve duhet të dëgjojnë “kërkesat legjitime për paga” të punëtorëve.

Aksioni i grevës ka ndarë opinionin në Francë, me disa udhëtarë që shprehin zemërim për mungesën e karburantit dhe theksojnë se u duhen makinat e tyre për punë.

Por në një kohë ankthi në rritje për koston e jetesës dhe rritje të fitimeve për disa kompani të tjerat kanë shprehur simpatinë për grevistët.