Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ukrainase çliron 5 vendbanime në rajonin jugor të Khersonit


Ukraina tha më 12 tetor se ka çliruar pesë vendbanime të tjera në rajonin jugor të Khersonit, ndërsa forcat e saj të armatosura vazhduan kundërsulmet e tyre, pavarësisht sulmeve raketore ruse që goditën vendin gjatë dy ditëve të fundit.

“Armiku vazhdon të bombardojë pozicionet e njësive tona për të penguar kundërsulmin përgjatë gjithë linjës së kontaktit”, thuhet në njoftimin e presidencës ukrainase.

Ushtria e Ukrainës më 9 tetor tha se trupat e saj kishin rimarr rreth 1.200 kilometra katrorë territor në rajonin jugor të Khersonit nga forcat ruse, që nga fillimi i kundërofensivës në fund të gushtit.

Ndërkohë, Rusia vazhdoi të godasë rajonin Zaporizhja të Ukrainës dhe qytetin me të njëjtin emër më 12 tetor, tha sekretari i Këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev.

Zaporizhja, që ndodhet mjaft afër vijës së frontit midis forcave ruse dhe ukrainase, është goditur vazhdimisht me sulme shpesh vdekjeprurëse gjatë javëve të fundit.