Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Veliaj duhet të shkojë në burg si Koka, ka hedhur firmën për inceneratorët në shkelje të ligjit


Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, publikoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv një dokument me firmën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi tha se për të njëjtin akt, ish-ministri Lefter Koka ka shkuar në burg, ndërsa ndaj Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit të Ramës s’ka asnjë masë.

Belind Këlliçi bëri me dije se këto dokumente janë në kallëzimin e PD ndërsa shtoi se Rama është i frikësuar për shkak të aferave korruptive ku është përfshirë.

“Veliaj në rastin më të pakët të kallëzohet për shpërdorim detyre për shkelje të ligjit të vetëqeverisjes vendore për rastin e inceneratorit të Tiranës. E kemi depozituar në kallëzimin e PD, edhe në Komisionin Hetimor në SPAK si provë për tu administruar.

Kam shkresën tjetër për të cilën jemi rast unikal mbase në botë që për të njëjtin akt, një prej zyrtarëve shkon në burg, me këtë shkresë Lefter Koka ka shkuar në burg, shkresa e Agjencisë së Prokurimit Publik që njofton se procedura për inceneratorin e Elbasanit  nuk ekziston në ligj, për të njëjtën shkresë, Koka shkon në burg, prova kryesore, dhe për Engjëll Agaçin që ka qenë në dijeni, s’ka asnjë masë.

Frika e Ramës se shtatori erdhi dhe SPAK duhet të reagojë se ka bilanc katastrofal për të çuar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.”-tha Këlliçi.