Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Luksemburgut vizitë zyrtare në Tiranë, momenti kur zgjatet në majë të gishtave për foton me Ramën (VIDEO)


Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel po zhvillon këtë të premte një vizitë zyrtare në Tiranë.

Bettel u prit me ceremoni nga kryeministri Edi Rama. Në ambientet e brendshme të Kryeministrisë ata u ndalën për foton zyrtare, ku Bettel me humor u ngrit të majë të gishtave për të arritur Ramën, edhe pse nuk e arrinte dot (në videon e mëposhtme pas minutës 4:40).

Pas momenteve të humorit ata u drejtuan për takimin kokë më kokë, pas të cilit, rreth orës 10:30, të dy homologët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.