Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me mjet prerës një 25 vjeçar në Fier, arrestohet i dyshuari


Policia e Fierit ka arritur të verë në pranga një shtetas me iniciale Z. M. 60 vjeç i cili pas nje konflikti me motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. T. 25 vjeç.  

Shtetasi i arrestuar banues në Fier do të procedohet për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

“Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Z. M., 60 vjeç.  

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Z. M. ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.