Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës: Revolucioni antikorrupsion i pandalshëm, administrata të mos firmosë akte të paligjshme, do japë llogari


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka theksuar mbrëmjen e sotme nga kampi veror i të rinjve në Jalë se revolucioni antikorrupsion është i pandalshëm.

Ai tha se në javët në vijim vendi do ndahet njëherë e mirë nga rruga e gënjeshtarve, pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe shmangies së llogaridhënies.

Meta shtoi gjithashtu se i ka paralajmëruar punonjësit e administratës që të mos firmosin më akte të paligjshme e të mos përdoren nga Rama e qeveria e tij në javët e fundit të saj.

“Revolucioni antikorrupsion është i pandalshëm dhe ju ftoj çdo ditë t’i bashkoheni fushatës së denoncimeve kudo që jeni. Ndërgjegjësim, përshkallëzim dhe fitore e padiskutueshme. Shqipëria në javët që vjen ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave, me rrugën e pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe armiqësisë ndaj interesit publik, ndahet përgjithmonë me kohën e eliminimit të llogaridhënies. Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratë publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë. Partia e Lirisë është partia e rinisë. Ne kemi hyrë më 25 korrik në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt.” – deklaroi Meta.