Vendosni fjalën kyçe....

Irena Beqiraj: “Mëkati i Skerdit të OST-së” si tregues i padijes kolektive të medias


Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj ka reaguar për publikimin e një kontrate sigurimi shëndetësor që Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë për punonjësit e tij.

Disa medie u kapën me një nga pikat e kontratës së sigurimit të shëndetit ku përfshihet “trajtimi kozmetik”.

Beqiraj thotë se kjo është kontratë standarde kontraktuale dhe trajtim kozemtik quhet “ndërhyrje për rregullimin e dëmtimeve që mund të pësojë individi në pamjen e jashtme, pra që nuk mjekon”.

Beqiraj thotë se mëkati i drejtorit të OST-së është se po blen kontrata sigurimi standarde për shëndetin e punonjësve dhe do ishte mirë që ky “mëkat” të bëhej rutinë edhe për kompanitë mediatike duke mos e ushqyer me artikuj padijen kolektive.

Mëkati i “Skerdit të OST-së”!

Në një kontratë standarde të sigurimit të jetës edhe shëndetit përfshihet :

“Trajtim kozmetik për qëllime të kësaj kontrate nënkupton çdo trajtim mjekësor që kryhet vetëm për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi dhe shërimi të një gjendje shëndetësore”.

Pra është një gjuhë standarte kontraktuale e policës së sigurimit , ku trajtim kozmetik quhet çdo ndërhyrje për rregullimin e dëmtimeve që mund të pësojë individi në pamjen e jashtme, pra që nuk mjekon, edhe gjendet në çdo kontratë sigurimi të jetës edhe shëndetit ( më poshtë keni një model ).

Mëkati i ” Skerdit të OST-së” siç e quajnë gazetarët është se po blen kontrata sigurimi standarde , pra po u siguron jetën edhe shëndetin e punonjësve . Sa mirë do te ishte që ky mëkat të bëhej rutinë edhe nga kompanitë mediatike .Kështu gazetarët do të ishin njohur “vetvetiu” me kontratat e sigurimit te jetës edhe shëndetit , duke mos ushqyer me artikuj padijen kolektive .

Në kohën e internetit duhen 10 seconda për të mos qenë i paditur , por mjafton 1 sekondë në rrjetet sociale për ta mbajtur gjendjen në errësirë totale !

Mos qeshni me Skerdin e OST-se por qani për paditurinë enorme që na ka zënë sytë !”