Vendosni fjalën kyçe....

“Ekziston mosbesim i thellë midis SHBA-së dhe Zelenskyt” – New York Times


Ekziston një ‘mosbesim i thellë’ midis administratës së presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, pohoi një editorialist i New York Times në një shkrim.

SHBA ka qenë deri më tani mbështetësi më i fortë i Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, duke ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake së bashku me inteligjencën, por sipas editorialistit të gazetës për marrëdhëniet e jashtme Thomas L. Friedman, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kievit nuk janë ashtu siç duket se janë.

“Privatisht, zyrtarët amerikanë janë shumë më të shqetësuar për lidershipin e Ukrainës sesa duket.” – shkroi Friedman, një fitues tre herë i çmimit Pulitzer.

“Ka mosbesim të thellë midis Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, shumë më tepër sesa është raportuar.”

Shkrimtari i NYT e përshkroi vendimin e Zelensky për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme Irina Venediktova dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (SBU), Ivan Bakanov, në mes të korrikut si ‘biznes qesharak që po ndodh në Kiev’.

Friedman vuri në dukje se ai nuk ka parë ende ndonjë raportim në mediat amerikane që ‘shpjegon bindshëm’ arsyet pas tronditjes më të madhe në qeverinë e Kievit që nga fillimi i operacionit ushtarak rus më 24 shkurt.

“Është sikur nuk duam të shikojmë shumë nga afër nën kapuçin në Kiev nga frika se çfarë korrupsioni apo mashtrimesh mund të shohim, kur kemi investuar kaq shumë atje.” – shkroi ai.

Shkrimi u publikua përpara vizitës së pakonfirmuar të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në ishullin kinez të vetëqeverisur të Tajvanit, të cilin Friedmn e kritikoi si një lëvizje që do të ishte ‘krejtësisht e pamatur, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme’.

Kolumnisti i kërkoi Uashingtonit që ‘të mbajë sytë nga Ukraina’ në vend që të provokojë Pekinin.

“Sot ai çmim është kristal i qartë. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të jetë në gjendje, së paku, të zbehë dhe në maksimum, të ndryshojë, pushtimin e paprovokuar të Vladimir Putinit, i cili nëse do të ketë sukses do të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e gjithë Bashkimin Evropian.” – këmbënguli ai.