Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me 6 plumba i riu shqiptar në Belgjikë


Një 28-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Belgjikë pas një atentati të ndodhur në qytetin Koekelare.

I riu është qëlluar më gjashtë plumba ndërsa sipas mediave belge bëhet fjalë për një person të identifikuar si Ilir S. Deri tani lidhur me ngjarjen është arrestuar një i dyshuar.

Ky i fundit do dalë nesër para gjykatës ndërsa autoritetet po hetojnë mbi motivet e ngjarjes.

Të dielën në mbrëmje, në IJzerdijk u dëgjuan të shtëna ku u vrai riu shqiptar që udhëtonte me një motoçikletë shkruan media belge.

“Në tokë u gjetën një duzinë gëzhoja plumbash. Burri besohet se është goditur nga të paktën gjashtë plumba.” – tha zyra e prokurorit.

Viktima është 28-vjeçari Ilir S. nga Koekelare. Ai jetonte me të dashurën e tij. Ata prisnin një fëmijë së bashku. Sipas medias i riu shqiptar kishte kompaninë e tij hidraulike dhe ishte në rrugë me motorin e tij përgjatë IJzerdijk të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë, ka rezultuar se viktima nuk ka qenë duke ngarë motorin gjatë të shtënave, por me gjasë ka qëndruar pranë mjetit të tij.

Viktima është gjetur pranë motoçikletës së tij të parkuar. Shërbimet e urgjencës u përpoqën të ringjallnin të riun shqiptar po pa sukses. Sipas prokurorit publik, dëshmitarët kanë parë një veturë duke u larguar, por nuk është e qartë nëse është e lidhur me të shtënat.

IJzerdijk qëndroi i mbyllur për të gjitha automjetet dhe kalimtarët për orë të tëra. Në vendngjarje kanë mbërritur një ekspert i armëve, një oficer mjekësor dhe ekipi i zbarkimit.