Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis në banesë, arrestohen 3 persona në Greqi mes tyre një shqiptar


Një 53-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pas një aksioni të zhvilluar kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se kontrolli është kryer në një banesë në Ampelonas dhe Sotiricë, ku mbetën të arrestuar edhe babë e bir, 62 dhe 24-vjeç, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu në kërkim është edhe një 29-vjeçar nga Larisa. Sipas policisë janë sekuestruar 12 kg kanabis, dhe po ashtu edhe përbërësit e kultivimit hidroponik që autorët e kishin vendosur në bodrumin e një shtëpie fshati në Sotiricë.