Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme lajmëron masat e reja që do merren në Kakavijë


Ministria e Jashtme Shqitpare ka bërë të ditura masat e reja anti-Covid që do të merren nga e hëna në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Kjo pikë kufitare do të jetë e hapur në oraret 07:00-19:00, dhe jo deri në orën 23:00 siç ka qenë deri tani. Po ashtu do të ketë kufizime në numrin e personave që do të lejohen të kalojnë, ku nga 750 që lejoheshin më parë, tani do të kalojnë 400 persona në ditë.

Po ashtu mbetet i detyrueshëm testi për Covid-19, ku nuk përjashtohen asshoferët e kamionëve.

MASAT E REJA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit në Kakavijë.

Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021:
– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.
– Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.
– Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.
– Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.
❗MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *