Vendosni fjalën kyçe....

Manja i përgjigjet Metës për inceneratorët: Diçka tjetër ta prish gjumin


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me deklaratat e sotme të presidentit Ilir Meta për aferën e inceneratorëve, që e ka cilësuar si “babëzia e shekullit”.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”- shkruan Manja.

Ky reagim i Manjës vjen pasi presidenti Meta,  aferën e inceneratorëve e konsideroi si “babëzia e shekullit”.

Meta u ndal në denoncimet e ditës së djeshme nga LSI, duke thënë se u zbulua dhe një rast tjetër skandaloz në lidhje me inceneratorët, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të një gruaje që ka ndërruar jetë 5 vite më parë.