Vendosni fjalën kyçe....

Biden rrëzohet nga biçikleta (Video)


Joe Biden u rrëzua nga biçikleta e tij, gjatë një xhiroje pranë shtëpisë së tij në Delaware, teksa ai dhe gruaja e tij festonin 45 vjetorin e martesës.

Presidenti amerikan 79-vjeçar u nis me gruan e tij – i rrethuar nga agjentë në mëngjes. Pak çaste para rënies, ai përshëndeti gazetarët me një dorë dhe iu tha ‘Mirëmëngjesi”

Biden dhe gruaja e tij shënuan dje 45 vjetorin e martesës dhe po kalojnë fundjavën e festës së 19 qershorit në plazh, raporton DailyMail.

Rrëzimet e Biden janë bërë të shpeshta, ai është parë shpesh herë teksa pengohet në shkallët e avionit presidencial.