Vendosni fjalën kyçe....

Hetim në ushtrinë britanike pas videos duke kryer orgji në kazermë – Media


Ushtria Britanike ka nisur një hetim pasi dhjetëra parashutistë elitë nga Brigada 16 Sulmuese Ajrore dyshohet se u filmuan duke bërë seks me një grua që ata e futën kontrabandë në bazën e tyre sipas një raporti të ‘The Sun’.

Nuk dihet se kur ka ndodhur saktësisht ngjarja, por raportohet se ka ndodhur në kazermën Merville në Colchester, Essex. Media pretendon se videot nga incidenti përshkruajnë marrëdhënie seksuale në zona të ndryshme të bazës dhe një nga klipet dyshohet se tregon trupa gjysmë të zhveshura që përshëndesin njëri-tjetrin ndërsa njëri prej tyre kryen marrëdhënie me një grua me flokë të kuqe.

Një burim i ushtrisë i tha ‘Times’ se videot ishin me pamje të rënda në hollësi dhe përshkruanin një ‘femër beqare me një numër ushtarësh të përfshirë në seks’. Gruaja dyshohet të jetë një civile që u fut kontrabandë në ambientet e kazermës.

Policia Ushtarake Mbretërore thuhet gjithashtu se është sjellë për të hetuar se si gruaja hyri në kamp dhe për të kontrolluar nëse kishte ndonjë veprimtari tjetër të paligjshme që po ndodhte në bazë.

Ushtarët besohet të jenë nga Batalioni i 3-të i Regjimentit Parashutist brenda Brigadës 16 Sulmuese Ajrore, e cila përshkruhet si një forcë ‘stërvitur në mënyrë speciale’ që është ‘e pajisur për t’u hedhur në sheshin e betejës me parashutë, helikopter dhe ulje ajrore’.

Një zëdhënës i ushtrisë ka këmnbëngulur se ‘ushtria pret standardet më të larta të sjelljes nga i gjithë personeli i saj. Kushdo që nuk i respekton këto standarde do hetohet dhe ndajt tyre do ndërmerren veprimet e duhura’.