Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania dhe Anglia ndahen në paqe në Ligën e Kombeve


Gjermania dhe Anglia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e dytë.

Gjermanët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Jonas Hofmann në minutën e 50-të.

“Tre Luanët” barazuan rezultatin në minutën e 88-të, kur Harry Kane shënoi nga pika e bardhë.

Gjermania me dy pikë renditet e treta në grup, kurse Anglia është e katërta me një pikë.