Vendosni fjalën kyçe....

Punime në kryeqytet/ ARRSH: Devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit, bllokohet në rrethrrotullimin e Shkozës


Duke nisur nga nesër në orën 11:00 deri në 16:00 do të devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën ‘Alajdin Frashëri’. Kjo sepse kjo rrugë do të asfaltohet.

Përmes një njoftimi për mediet, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se në këto pika do të vendosen sinjalistika të përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut.

NJOFTIMI

Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën ‘Alajdin Frashëri’.
Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.
Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës.
Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.