Vendosni fjalën kyçe....

Manchester City përmbys gjithçka e shpallet kampion i Anglisë


Manchester City është shpallur kampion i Anglisë pas fitores ndaj Aston Villa-as në javën e fundit të kampionatit.

Ekipi i trajnerit spanjoll Guardiola ka mundur të fitojë 3-2 në fushën e tij edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh.

Edhe Liverpuli, që ishte rivali i City-t në garën për titull e fitoi ndeshjen e tij ndaj Wolverhampton por kjo nuk mjaftoi megjithatë për ekipin e Klop.

Ky ishte titulli i tetë për Manchester City-n ndërsa Liverpool ishte në garë për trofeun e 20-të.