Vendosni fjalën kyçe....

Dështon raundi i parë për presidentin, Alibeaj:  Opozita të ketë rol thelbësor në proces


Ashtu siç pritej, takimi i parë në Komisionin e Ligjeve, nuk ka pasur asnjë emër si kandidat zyrtar për president të vendit.

Përfaqësuesja e PS-së në komision, pohoi se nuk ka asnjë emër të depozituar në Kuvend ndërsa theksoi se raundi i parë llogaritet i kryer pa votim.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj tha se nga ana e opozitës është bërë me dije se procesi duhet të përmbushë disa kritere në mënyrë që në përfundim të tij të zgjidhet një president që përfaqëson njeriun e unitetin e popullit.

Po kështu ai kërkoi që opozita të ketë një rol thelbësor në proces duke e quajtur atë deri tani farsë.

“Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit. Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit.” – tha Alibeaj.