Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet me raketa në Kiev, gazetarja e REL-it gjendet e pajetë nën rrënojat e banesës së saj


Gazetarja ukrainase Vira Hyrych është vrarë gjatë një sulmi rus me raketë në Kiev. Gazetarja e cila është gjithashtu edhe producente e Radios Evropa e Lirë në Ukrainë është gjetur e pajetë nën rrënoja në mëngjesin e 29 prillit.

Kjo pas një rakete që kishte goditur banesën e saj në Kiev një ditë më parë.

REL thotë se gazetarja ukrainase Vira Hyrych ka punuar për pranë saj që prej vitit 2018.

Kolegu i saj Mike Eckel tha se “Një nga kolegët e mi të @radiosvoboda në Kiev, Vira Hyrych, u vra në sulmin e djeshëm me raketa në Kiev. Vira ishte një nga njerëzit më të mirë në zyrën tonë; e durueshme, e zellshme, e sjellshme dhe e përkushtuar.”

Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri.

Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital.

Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën e njëjtë kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.