Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca ndaj Elisabeta Imerajt, KPA kundërshton thirrjen si dëshmitarë të Theo Jacobs e anëtarëve të KPK-së


Ka nisur seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndaj drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Trupa gjykuese ka marrë vendimin për riçelje të hetimit gjyqësor dhe ka pranuar provat shtesë që ka kërkuar Imeraj.

Ndërsa nuk është pranuar kërkesa e saj për të thirrur si dëshmitarët aëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vëzhguesi e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Nuk dihet ende nëse sot do ketë një vendim përfundimtar ndaj Imerajt. Gjatë seancës KPA nuk ka pranuar kërkesën e Imerajt për të thirrur si dëshmitarë vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs apo anëtarët e KPK-së.  

Seanca e sotme vjen  pas asaj maratonë të javës së shkuar. Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, u konfirmua në detyrë në shkallën e parë të rivlerësimit, në KPK. Por ONM-ja e Komisioneri Publik apeluan vendimin duke kërkuar shkarkimin nga detyra të saj.

Imeraj ka theksuar gjatë seancave në procesin e vetingut se rasti i saj është paragjykuar. Hashtag.al zbuloi se në seancat e zhvilluara në KPK ndaj Imerajt, ish-kryetarja Genta Bungo, ka kërkuar shkarkimin  e Imerajt duke thënë se bëhej fjalë për ‘një maloke më pak’ në sistemin e drejtesisë.

Po kështu seanca në veting u shoqërua me një skandal ku është përfshirë vëzhguesi i ONM-së (Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit) Theo Jacobs. Ky i fundit kishte referuar në SPAK emal-in e një zonje e cila e akuzonte Imerajn për ryshfet.

Denoncuesja është një personazh i njohur për organet ligjzbatuese shqiptare pasi në 3 vitet e fundit ka bërë dhjetëra kallëzime, për gjithë zinxhirin drejtues të shtetit shqiptar, madje dhe për komisionerët e vettingut, ambasadoren amerikane, artistë, këngëtarë, Mark Zuckebergun madje ajo ka denoncuar dhe presidentin e Kinës Xi Jiping, duke e akuzuar atë si personin që e helmoi me koronavirus.

Përveç personazhit në fjalë, ONM-ja nëpërmjet vëzhguesit Theo Jacobs dhe Komisioneri Publik Florian Ballhysa kanë keqpërdorur përveç personazhit të lartpërmendur edhe dy të tjerë në seancën e rivlerësimit ndaj Imerajt.

Bëhet fjalë për Valentino Ymerin dhe Rrahim Shehun, të cilët nuk ekzistojnë fare në Regjistrin Civil dhe janë personazhe fals. Pas kësaj në çështje u përfshi edhe ambasada e BE-së në Tiranë e cila i quante dezinformime e akuza të pabaza meterialet e dala ndaj organeve të vetingut e ONM-së.