Vendosni fjalën kyçe....

Një valixhe e dyshimtë në qendër të Fierit, alarmohet policia


Një valixhe e dyshimtë është gjetur këtë paradite e braktisur në qendër të Fierit.

Ngjarja ka alarmuar Policinë e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë në këtë zonë. Ndërsa qytetarët mbahen larg, pritet mbërritja e ekspertëve.

“Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen ‘Apollonia’, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.