Vendosni fjalën kyçe....

Vasili i bën thirrje Ramës: Mblidh urgjent Parlamentin dhe voto heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë përsëri sot thirrje kryeministrit Edi Rama, që të mbledhë urgjentisht Parlamentin dhe të votojë heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit e propozuar nga kjo parti që më 9 mars.

“Parlamenti të votojë urgjent heqjen e taksës qarkullimit e karbonit propozuar, që në 9 mars nga LSI!! (DOKUMENTI PARLAMENTAR).
Projekt Ligji i propozuar nga LSI për heqjen e taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit nga nafta është në Parlament që në datë 9 mars.
Edi Rama dhe rilindasit peng të urdhërave të oligarkëve pengojnë me qëllim votimin e tyre në parlament.
Edi Rama urgjent mblidh parlamentin të hënën dhe mirato projektligjin e paraqitur nga LSI për heqjen e këtyre dy taksave.
Protestuesit sot po kërkojnë të njëjtën gjë, pra qytetarët e presin votimin e projektligjit të paraqitur.
Edi Rama boll u zvarrite turpshëm shko votoje projektligjin mjaft i fute thika pas shpine qytetarëve të thjeshtë dhe me halle shumë!”- shkruan Vasili.