Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin do rikuperohen” – Zv.ministri i Jashtëm


Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë, Ryabkov, ka deklaruar pak çaste më parë se marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin do rikuperohen duke shtuar se për këtë duhet vullneti politik nga ana e SHBA-së.

Në deklaratën për median RBC, numri dy i diplomacisë theksoi se Rusia e Perëndimi mund të fillojnë të lëvizin drejt ‘diçkaje’ të re duke qenë se marrëdhëniet nuk mund të jenë më të njëja.

“Jam i sigurt se ne do të largohemi nga fundi dhe do të fillojmë të rregullojmë marrëdhëniet. Kjo kërkon vullnetin politik të Perëndimit, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Moska po punon aktualisht në zbutjen e dëmeve nga sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE në vazhdën e operacionit të Rusisë në Ukrainë, tha zyrtari. Ne paralajmërojmë kundërshtarët tanë që të mos e përshkallëzojnë situatën. Ne nuk e përshkallëzojmë vetë.” shtoi ai.