Vendosni fjalën kyçe....

Rusia përjashtohet nga Eurovizioni


 

Eurovizioni ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga gara muzikore për vitin 2022. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter të Eurovision Song Contest.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thotë njoftimi.

Vendimi erdhi pasi transmetuesit e Estonisë dhe Finlandës thanë se do të tërhiqen nga konkursi, nëse Rusia lejohet të konkurrojë, raporton Sky News. Vende të tjera, duke përfshirë Holandën, Islandën dhe Norvegjinë, shprehën gjithashtu shqetësime për përfshirjen e Rusisë, së bashku me Ukrainën.