Vendosni fjalën kyçe....

Balla ironizon Bashën: Ai që më akuzoi mua për ‘Toyota Yaris’ sot është vetë në listën e të dyshuarve


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, pohoi sot se Gjykata e Krimeve të Rënda e hodhi poshtë akuzën e kreut të PD-së Basha ndaj tij lidhur me çështjen ‘Toyta Yaris’.

Ndërsa shtoi se sot vetë Basha është i dyshuar nga drejtësia belge.

Balla po fliste për zgjatjen e vetingut në drejtësi duke theksuar se nuk ka pasur asnjë negociatë me PD-në për këtë çështje po ka qenë një ndërgjegjësim i vetë deputetëve për reformën në drejtësi.

“Kemi qenë në këtë korridor më pak se 3 vite më parë, jo 4 vite më parë, kur zoti Basha lëshoi një akuzë që u provua nga Gjykata e Krimeve të Rënda si e pavërtetë. Zoti Basha u dënua penalisht. Unë kam thënë në atë kohë që e vërteta vonon por nuk harron. Personi që më akuzoi mua sot është në listën e personave të dyshuar. Sot jemi në kushtet kur Basha duhet të paguajë kostot e kësaj politike. Jam shumë krenar para të gjithë atyre që më kanë besuar, që një akuza e pavërtetë që Basha adresoi drejt meje me arsyeje se unë po qeshja më shumë me 7 herë 7 bëjnë 42. Tani mendoj se zoti Basha ka gjithë kohën e mjaftueshme në dispozicion që t’iu përgjigjet prokurorëve belgë dhe shqiptarë. Një njeri që kishte aq shumë informacion, të shkojë t’i japë informacion autoriteteve belge dhe shqiptare. Gënjeshtra e Lulit ishte gënjeshtër, dhe me apo pa dijeni, shkatërroi operacionin. Unë kam fituar një betejë gjyqësore, juridike dhe jam krenar. Tani se ca bën zoti Basha me pëllumbat që lëshon herë pas here, e di vetë. Ka një shprehje, ‘ç’të mbjellësh do korrësh’.” – tha Balla.