Vendosni fjalën kyçe....

I grabiti italianit 108 mijë euro duke u hequr si agjent burse, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë


Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit rreth 108 mijë euro një shtetasi italian.

I ndaluari Olti Ferhataj, në bashkëpunim me tre persona të tjerë e kishin ngritur skemën e mashtrimit duke përdorur një call center të paregjistruar.

Ai u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në kriptovalutë e Forex.

Njoftimi

“Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 32 vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj. Në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një call center të parregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex. Duke mashtruar një klient italian, ata kanë përfituar një shumë prej 108 mijë euro, për një periudhe disa mujore.”