Vendosni fjalën kyçe....

“Gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë”- Rama i përgjigjet përsëri akuzave të PD-së për fluturimet me “charter privat” (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përsëri akuzave të Partisë Demokratike për udhëtimet me charter privat.

Përmes një tjetër video-mesazhi të publikuar në Facebook, Rama ka mohuar akuzat se kishte qëndruar në resortin luksoz në Ëildbad Kreuth-in legjendar, që ka qenë dikur e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

Kryeministri sqaroi se përkundër aludimeve, ai kishte qëndruar në një hotel bashkë me gruan dhe djalin e tyre të vogël, Zahon, në një hotel në Mynih.

“Fakti që kam dalë në fotografi, pranë me resortin legjendar, s’do të thotë se kam qëndruar aty, unë kam qëndruar me familjen në Mynih. Kam kaluar një orë ne zonën e liqenit me gazetaren, për rubrikën e saj të njohur me personalitete, të ftuara për një bashkëbisedim në natyrë. Kështu që në vend që të shkoni te llixhat e carëve dhe perandoreshave, gjeni një përkthyes dhe mos shikoni vetëm fotografitë.”- tha ai.

Rama u shpreh se budallallepsja vjen nga dy rrugë, duke cituar kështu teologun danez, Soren Kierkegaard.

“Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë, shkruan Soren Kierkegaard.

Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë. Ja në video një shembull i freskët fare nga rruga e palës së parë.”- shkruan Rama krahas videos.