Vendosni fjalën kyçe....

Ishte zhdukur prej 19 janarit, 36-vjeçari nga Mallakastra gjendet i pajetë në Fier


Policia njofton se i riu Erald Mejdani, 36 vjeç i zhdukur që në 19 janar është gjetur këtë të diel rreth orës 16.10 në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maji” në Fier.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e të riut nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas uniformave blu, 36-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Ishte babai i Mejdanit që denoncoi në policinë e Mallakastrës largimin e tij nga shtëpia.