Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit por regjistrohen 658 raste të reja


Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë identifikuar 658 raste të reja me koronavirus. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën me dije gjithashtu se gjatë të njëjtës periudhë kohore asnjë person nuk ka humbur jetën.

Ndërkohë në total numri i rasteve aktive ka arritur në 3 mijë e 837. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar nga virusi 160 qytetarë, duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 158 mijë e 532 persona.

“Njoftimi: 15 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.”- thuhet në njoftim.