Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e PD-së, reagon ambasadorja amerikane: Ata që nxisin dhunën do të mbahen përgjegjës


Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me tensionet në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike.

Kim tha se SHBA-të janë të shqetësuara për rritjen e tensioneve dhe u bën thirrje organizatorëve të refuzojnë dhunën.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.”- shkruan ambasadorja Kim.